Sali Berisha: Thaçi, Vuçiqi, Rama dhe Baton Haxhiu e duan Haradinajn prapa hekurave

Sali Berisha: Thaçi, Vuçiqi, Rama dhe Baton Haxhiu e duan Haradinajn prapa hekurave

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në një intervistë për mediat në Shqipëri, i ka quajtur konspiracione fjalët se kush mund të qëndrojë prapa thirrjes nga Specialia, të Ramush Haradinajt.

Ai këto deklarata i ka bërë pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës, pas ftesës që ka marrë si dyshuar nga Gjykata Speciale e Hagës.

Sipas tij Ramush Haradinajn e dëshironin prapa hekurave, treshja Vuçiq-Thaçi-Rama dhe Baton Haxhiu, të cilit ish-kryeministri shqiptar i drejtohet me “Baton Stanishiqi”.

“Njerëzit më të interesuar për ta parë Ramush Haradinajn prapa hekurave kanë qenë presidenti i serbomadhisë Vuçiq, dhe trojka shqipfolëse albanofobe, Zografi Blis, Milladini shqipfolës, dhe Baton Stanishiqi”, ka thënë Berisha.

Berisha deri sa citon BBC-në, thotë se Haradinaj mund të jetë ftuar nga Gjykata Speciale pasi Beogradi së fundi ka dërguar një dosje në Hagë. Ndërkohë sipas tij mbetet të shihet nëse në atë dosje kanë dorë edhe treshja shqiptare, Thaçi-Rama- Haxhiu./ Insajderi.com

sb

Dhuna ndaj artisteve te Teatrit Kombetar, shperthim i urrejtjes primitive aterore te Edvin Kristaq Mafise! sb

Gepostet von Sali Berisha am Freitag, 26. Juli 2019