Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, thotë se shtëpia e tij në Tropojë, prej nga edhe ai ka prejardhjen, është vënë në shërbim të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë luftës në Kosovë.
Në një intervistë në TV Klan, Berisha tha se shtëpia e tij është dëmtuar nga predhat e ushtrisë serbe, njofton Telegrafi.
Ish-kryeministri shqiptar tha se nuk e ka ndërmend që shtëpinë e tij ta shndërrojë në muze, por se është duke planifikuar që ta rrënojë ose rindërtojë.
“Ajo ose duhet rrafshuar fare ose duhej rindërtuar. Sepse u dëmtua shumë gjatë luftës së Kosovës. Ajo u përdor si bazë e UÇK-së. Serbët e kanë gjuajtur me mortaja 127-she sepse donin ta rrafshonin. Predhat nuk ranë anash ndaj edhe ajo shpëtoi”, tha Berisha. /Insajderi.com