Sali Berishës dhe familjarëve të tij i ndalohet hyrja në SHBA

Sali Berishës dhe familjarëve të tij i ndalohet hyrja në SHBA

Ish-presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe familjarëve të tij iu është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kështu ka bërë të ditur Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përcjell Insajderi.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se veprimet korruptive të Berishës minuan demokracinë në Shqipëri.

“Po e adresoj publikisht se Berisha dhe anëtarët e familjes së tij janë të papërshtatshëm për hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi së bashku kundër korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, ka shkruar Blinken.

Deklaratën e Antony Blinken e ka shpërndarë edhe Ambasada e ShBA-së në Tiranë, ku thuhet se “Në cilësinë e Kryeministrit të Shqipërisë, Berisha ishte përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përdorur pushtetin për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë si dhe anëtarët e familjes”.