![Salih Mustafa del sërish para Speciales në Hagë](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2020/12/salih-730x440.png)
Dhomat e Specializuara në Hagë kanë njoftuar se më 14 dhjetor do të mbahet konferenca për ecurinë e çështjes për Salih Mustafën, shkruan Insajderi.
Konferenca do të mbahet duke filluar nga ora 15:00.
Salih Mustafa u arrestua më 24 shtator në shtëpinë e tij që gjendet në periferi të Prishtinës, pasi i ishte konfirmuar aktakuza për dyshimet për kryerjen e krimeve të luftës, përfshirë këtu veprat penale si: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje.
Arrestimi i Mustafës ishte i pari që nga themelimi i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar./Insajderi.com