Salih Mustafa – i pari ndaj të cilit do të nisë gjykimi nga Gjykata Speciale

Salih Mustafa – i pari ndaj të cilit do të nisë gjykimi nga Gjykata Speciale

Ish-kreu i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, i cili ishte i arrestuari i parë i Gjykatës Speciale nën dyshimin për krime lufte, do të jetë edhe i pari ndaj të cilit do të nisë gjykimi në Dhomat e Specializuara, transmeton Insajderi.

Procesi gjyqësor nis më 15 shtator 2021, rreth një vit pasi ish-komandant Cali u transferua në Holandë më 24 shtator të 2020.

Në vendimin e publikuar, të premten në darkë, nga kryetarja e trupit gjykues, holandezja Mappie Veldt Foglia, janë dhënë edhe disa urdhra dhe vendime për mbrojtjen dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, raporton “RTK”.

Mustafa akuzohet se gjatë prillit të vitit 1999 kreu krime lufte në një qendër ndalimi në Zllash, në afërsi të Prishtinës, dhe përveç Jakup Krasniqit është i akuzuari i vetëm që e cilësoi procesin si padrejtësi në krahasim me mosgjykimin e serbëve që me urdhra shtetërorë kryen krime në Kosovë.

Kështu kishte mohuar gjithçka që gjendet në aktakuzë duke u deklaruar i pafajshëm. /Insajderi.com