Salih Mustafa paraqitet të hënën para Speciales

Salih Mustafa paraqitet të hënën para Speciales

I akuzuari i parë i Gjykatës Speciale, Salih Mustafa, do të paraqitet para gjykatës të hënën, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Dhomat e Specialuzara, të cilët njoftojnë se më 28 shtator në orën 15:00, në sallën e gjyqit të DHSK-së në Hagë, do të mbahet paraqitja e parë e Salih Mustafës.

Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 24 shtator dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, më të njëjtën ditë.

Aktakuza e ngarkon Salih Mustafën me përgjegjësi penale individuale për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, që janë krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtare. Aktakuza publike e redaktuar mund të lexohet këtu. Paraqitja e parë e Salih Mustafës do të mbahet në seancë publike e cila mund të përcillet përmes transmetimit në Internet, me një vonesë të shkurtër në https://ëëë.scp-ks.org/sq/transmetim. /Insajderi.com