Salih Mustafa sot para Dhomave të Specializuara

Salih Mustafa sot para Dhomave të Specializuara

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa, sot do të paraqitet para Dhomave të Specializuara në Hagë, njofton Insajderi.

Kjo u bë i ditur javën e kaluar përmes një njoftimi nga Dhomat e Specializuara, ku u tha se konferenca për ecurinë e çështjes do të mbahet me 1 shkurt duke filluar nga ora 11:00.

“Siç është njoftuar në Kalendarin tonë të Gjykatës, Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Salih Mustafës do të mbahet më 1 shkurt në orën 11:00”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, gjatë javës së kaluar gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Speciale, Nicolas Guillou, vendosi që t’ia vazhdojë paraburgimin Mustafës, duke konsideruar se nëse ai lirohet ka rrezik të arratiset.

Mustafa kishte paraqitur disa kushte për t’u liruar, por ato për Gjykatën Speciale janë të pamjaftueshme. /Insajderi.com