Salih Mustafa sot para Gjykatës Speciale

Salih Mustafa sot para Gjykatës Speciale

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, do të paraqitet të premten para dhomave të Specializuara.

Seanca fillon nga ora 11:00, përcjell Insajderi.

Kjo seancë mbahet në vazhdimësi të ecurisë së rastit.

Mustafa ishte i pari që u arrestua nga të gjithë ata që tash po mbahen në Hagë.

Ai u arrestua më 24 shtator, 2020 me akuza për “krime lufte”. /Insajderi.com