Salih Zyba do të jetë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Suharekës.
Kjo është kumtuar nga dega e kësaj partie në Suharekë.
“Ndryshimi në Therandë është i domosdoshëm e Lëvizja VETËVENDOSJE! është alternativa e vetme dhe e duhura për ta bërë ndryshimin”, shkruan kjo degë në Facebook.
Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit doli e para në Suharekë.
Suhareka drejtohet nga Bali Muharremi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Kreu i kësaj partie, Ramush Haradianj është shprehur i bindur se “AAK fiton sërish në Suharekë”. /Insajderi.com