Salih Zyba kandidat i VV-së për kryetar të Suharekës

Salih Zyba kandidat i VV-së për kryetar të Suharekës

Salih Zyba do të jetë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Suharekës.

Kjo është kumtuar nga dega e kësaj partie në Suharekë.

“Ndryshimi në Therandë është i domosdoshëm e Lëvizja VETËVENDOSJE! është alternativa e vetme dhe e duhura për ta bërë ndryshimin”, shkruan kjo degë në Facebook.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit doli e para në Suharekë.

Suhareka drejtohet nga Bali Muharremi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Kreu i kësaj partie, Ramush Haradianj është shprehur i bindur se “AAK fiton sërish në Suharekë”. /Insajderi.com