Salihaj: Kosovës i duhet një qeveri e pastër, nuk bashkëpunohet me PDK-në

Salihaj: Kosovës i duhet një qeveri e pastër, nuk bashkëpunohet me PDK-në

Deputeti nga radhët e LDK-së, Adem Salihaj tha se qeverisja e mirë dhe e pastër nuk mund të bëhet në bashkëpunim me PDK-në.

“Kosovës i duhet një qeveri e pastër, pa krim dhe korrupsion. Dhe nuk mund ta bëjmë një të tillë nëse kemi partner PDK-në”, tha ai.

Sipas tij, rruga më e mirë është që të shkohet në zgjedhje dhe qytetarët të vendosin kush do ta qeverisë vendin.

“Unë kam qenë dhe jam kundër kësaj qeverie” tha ai.