Sallahu: Dikush prej të akuzuarve nga Specialja ka marrë para më shumë se që duhet

Sallahu: Dikush prej të akuzuarve nga Specialja ka marrë para më shumë se që duhet

“Të akuzuarit nga Gjykata Speciale në Hagë kanë marrë më shumë para se që parashihet me akte nënligjore për mbrojtjen e tyre”.

Kështu ka deklaruar zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, i cili ka theksuar se ky është vetëm informacion jozyrtar që ka dëgjuar, porse një gjë e tillë duhet të verifikohet.

“Duhet të dihet saktë sepse është e rregulluar me akte ligjore se sa para i shkojnë një të akuzuari që paguan avokat. Në mënyrë jozyrtare kemi informacione se ka mundësi që ka dhënë dikush më shumë para se duhet. Flitet nëpër ministri që dikush nga të akuzuarit ka marrë para më shumë se që parashihet me akte nënligjore, sa është e saktë nuk e di. Duhet të verifikohej me kohë sepse nuk mund t’i kryejmë punët të gjitha menjëherë”, ka thënë Sallahu në Interaktiv të KTV-së.

Ai tutje ka shtuar se si ministri kanë kërkuar që shpenzimet e ndara për të akuzuarit në Hagë të bëhen publike.

Sipas Sallahut, shumë shpejt Qeveria do ta ndryshojë vendimin i cili ndalon bërjen publike të shpenzimeve për të akuzuarit./Insajderi.com