Zëvendësministri i Drejtësisë Blerim Sallahu, ka bërë të ditur se në fillim të javës së ardhshme do të dërgohet për miratim në qeveri koncept dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, njofton Insajderi, njofton Insajderi.
“Në fillim të javës së ardhshme do të dërgohet në qeveri për miratim koncept dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme”, njofton Sallahu përmes një shënimi në Facebook.
“Pas miratimit në Qeveri të këtij dokumenti shumë të rëndësishëm, do të themelohet grupi punues për hartimin e projektligjit i cili do të bazohet kryesisht në koncept dokumentin e tillë”, njofton më tej Zëvendësministri i Drejtësisë, përcjell Telegrafi.
Sallahu thotë se me këtë projektligj do të pasurohet sistemi ligjor për konfiskimin e pasurisë së kundërligjshme.
“Iniciativa e hartimit të këtij projektligji do ta pasurojë sistemin ligjor të konfiskimit të pasurisë së kundërligjshme. Projektligji do të draftohet në bashkëpunim me të gjithë ata që shprehin interes në këtë fushë”, ka shkruar ndër të tjera Blerim Sallahu./Insajderi.com