Sallahu pas vërtetimit të shkeljeve nga Nehat Thaçi: Pretendimet tona u provuan si të drejta

Sallahu pas vërtetimit të shkeljeve nga Nehat Thaçi: Pretendimet tona u provuan si të drejta

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahi, ka njoftuar së Këshilli Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë ka vërtetuar shkeljet, keqpërdorimet e tejkalimet ligjore nga tashmë ish-drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës,  Nehat Thaçi, shkruan Insajderi.

Ai ka thënë së “pretendimet tona që u provuan si të drejta, do të shërbejnë edhe si dëshmi shtesë për Prokurorinë Speciale, ku e kemi dorëzuar kallëzimin penal ndaj të shkarkuarit në fjalë dhe të tjerëve të përfshirë në këto raste”.

“Sapo pranuam Vendimin e Këshillit Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë për shkarkimin e Nehat Thaçi – drejtor i SHKK-së Këshilli Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë ka vërtetuar shkeljet, keqpërdorimet e tejkalimet ligjore nga tashmë ish-drejtori i ShKK-së, Nehat Thaçi”, ka shkruar ai.

Ai më tej, ka deklaruar se, “siç kemi thënë në vazhdimësi, do të jemi të pakompromisë ndaj shkeljeve dhe dukurive tjera negative përbrenda institucioneve. Shteti i së drejtës nuk ka alternative”.

Nehat Thaçi ishte emëruar drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës në prill të vitit 2018./Insajderi.com