Përfaqësuesi ligjor i Lëvizjes Vetëvendosje, Blerim Sallahu, ka thënë se vendimi i Gjykatës Supreme për mos certifikimin për zgjedhjet e 14 shkurtit e liderit të kësaj partie, Albin Kurti, është vendim i ndikuar politikisht, njofton Insajderi.
Sallahu përmes një statusi në Facebook ka thënë se Gjykata Supreme hedh poshtë të gjitha vlerësimet e Gjykatës Kushtetuese lidhur me pamundësinë e kandidimit.
“Ajo që nuk ishte dashur të bëj Gjykata Supreme, kishte të bënte me përuljen ndaj kundër kushtetutshmërisë së një veprimi të Gjykatës Kushtetuese që eliminon politikisht persona me peshë të jashtëzakonshme politike për të qenë pjesë e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.
Sepse ky ka qenë rast ligjor më shumë se sa kushtetues. Turpi i juaj nuk do të harrohet, jo pse keni pasur të drejtë, por që keni qenë të ndikuar politikisht. Shihemi mbas 14 shkurtit!”, ka shkruar Sallahu./Insajderi.com
Gjykata Supreme ka konfirmuar të gjitha pretendimet tona te paraqituara ne ankesën kundër vendimit të PZAP-së.
Gjykata…Posted by Blerim Sallahu on Friday, January 29, 2021