Përfaqësuesi ligjor i Lëvizjes Vetëvendosje, Blerim Sallahu, ka thënë se ushtrues të funksioneve kushtetuese e ligjore do të “shkojnë pas zgjedhjeve”, duke nënkuptuar shkarkimin, transmeton Insajderi.
Kështu deklaroi ai me anë të një postimi në Facebook, ku tutje tha se këta ushtrues do të shkojnë aty nga kanë dalë.
“Sylë Hoxhaj dhe Rashit Qalaj u kthyen para zgjedhjeve në LDK, respektivisht në PDK. Të tjerë ushtrues të funksioneve kushtetuese dhe ligjore shkojnë pas zgjedhjeve. Pra, shkojnë aty nga kanë dalë”, ka shkruan ai në Facebook.
Sallahu kishte kritikuar edhe gjykatësit e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Ai kishte thënë se duhet vendosja e kritereve më të ashpra ligjore për pranim dhe disiplinim të gjyqtarëve.
Këtë kritikë e kishte nisur pasi PZAP-ja nuk certifikoi tre kandidatë nga lista e VV-së.
“PZAP-ja me përbërje joligjore kufizon të drejtën kushtetuese”, kishte shkruar ai ditën tjetër duke vazhduar kritikat. /Insajderi.com