
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi e ka quajtur lopë ministren e Drejtësisë e cila vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Dhurata Hoxha.
Kurteshi ka pohuar se kjo ministre i përket, siç ka thënë ai, “klikës vrastare të një qeverie fashiste”, njofton Insajderi.
“Sonte ne Rubikon është duke folur lopa “transparente” quajtur ministre ne Kosovë, e cila është pjesë e klikës vrastare të kësaj qeverie fashiste vrastare!”, ka shkruar ai. /Insajderi.com