Sami Lushtaku do ta mbështeste Murat Jasharin për president

Sami Lushtaku do ta mbështeste Murat Jasharin për president

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku, ka thënë se do ta mbështeste Murat Jasharin për president të Kosovës.

Ai për KallxoPernime, tha se në këto momente Jashari është zgjidhje më e mirë.

Tha se për këtë nuk e ka asnjë dilemë, njofton Insajderi,

“E kisha përkrah me të dy duart. Unë mendoj që është njeriu më i qëlluar në këto momente që ai të jetë president në këtë kohë. S’e kam asnjë dilemë. Madje edhe në kryesi të partisë e kam propozuar dhe kemi diskutuar këtë punë dhe këtu s’kemi hezitime”, tha ai. /Insajderi.com