
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës është dënuar nga Inspektorati i Komunës së Prishtinës për shkelje të masave anti-COVID. Lushtaku së fundi kishte mbajtur një tubim në lagjen “Kodra e Trimave” në kryeqytet, ku të pranishmit nuk kishin maska dhe as distancë, njofton Insajderi.
Gjoba për Lushtakun është dy mijë euro.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i kësaj Drejtorie, Adonis Tahiri.
“Askush mbi ligjin! Gjobë për tubim në lagjen Kodra e Trimave”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Inspektorati në Prishtinë për mosrespektim masash ka gjobitur edhe partitë politike: LDK-në tri herë, PDK-në dy herë dhe nga një herë AAK-në, Nisma-n dhe Vetëvendosjen./Insajderi.com
Askush mbi ligjin!
Gjobë për tubim në lagjen Kodra e Trimave.
Posted by Adonis Tahiri on Wednesday, February 3, 2021