![Sami Lushtaku intervistohet sot në Hagë](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2019/01/50127102-10156826012078006-2233717571872358400-n-650x358_1547620570-2367790-730x440.jpg)
Sot pritet të nis intervistimi i gjeneralit tjetër të UÇK-së, ish-komandantit të Zonës së Drenicës, Sami Lushtaku, i cili dje ka arritur në Hagë.
Intervistimi i Lushtakut është paraparë të nis në orën 10:00.
Një ditë më parë përfundoi intervistimi i ish-komandantit të Zonës së Llapit, Rrustem Mustafa- Remi.
Mustafa u mor në pyetje përreth 16 orë. Në deklarimin për media ai tha se ishte pyetur si ‘dëshmitar i dyshuar’.