Sami Lushtaku kundër Hashim Thaçit

Sami Lushtaku kundër Hashim Thaçit

Kryetari i PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku është shprehur kundër idesë për korrigjimin e kufijve, ide kjo e iniciuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan Insajderi.

Ai ka thënë se është kundër idesë së korrigjimi të kufijve.

Sipas tij gjendja e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë është e rëndë, por thotë se kjo nuk mund t’i bind qytetarët, e as atë për ta përkrahur idenë e presidentit, Hashim Thaçi për ndryshim të kufijve.

“Pavarësisht gjendjen e tyre në Preshevë, goxha problem me ia mbush qytetarëve mendjen, edhe mua, për korrigjimin e kufijve. Unë jam kundër”, ka thënë Lushtaku.