Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku, është deklaruar kundër rinumërimit total të votave.
Kjo pasi sipas tij procesi zgjedhor ka shkuar mirë, me përjashtime të ndonjë “gabimi të vogël”.
Sipas kryetarit të degës më të madhe të PDK-së në Skenderaj, një gjë e tillë veçse do ta zvarritëse procesin.
“Unë po besoj që ata komisionarët që kanë qenë të obligueshme për me përcjell dhe me nënshkru çdo raport, mendoj që këtu nuk ka vend shumë për dyshime. Unë mendoj që procesi ka shku mire”, tha ai për Periskopin.
Ndryshe, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinja, ka kërkuar rinumërim të plotë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Krejt kjo pasi u publikuan disa video mbi dyshime për “manipulim votash”, ku u përfshi ish-zyrtarja e AAK-së, Meliza Haradinaj-Stublla – situatë që qoi atë në dorëheqje pas 15 viteve qëndrimi në subjektin politik të Ramush Haradinajt. /Insajderi.com