Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, Sami Lushtaku, është shpallur fajtor për kanosje ndaj avokatit, Gazmend Halilaj.
Dënimi për Lushtakun do të jetë dy mijë euro, njofton Insajderi.
Gjyqtarja, Alltën Murseli, vendosi që pas shqyrtimit të ankesës së Halitajt, të dënohet Lushtaku me shumë parash.
Ish-kryetari Skenderajit duhet t’i paguajë edhe 30 euro shpenzime procedurale, ndërsa 50 euro për fondin për kompensim të viktimave.
Sami Lushtaku u akuzua se e kishte kanosur avokatin, Gazmend Halilaj, pas një shkrimi të tij në rrjetin social “Facebook”, të datës 11 prill 2020, në të cilin Halilaj shkruante se Sami Lushtaku qëndron prapa keqpërdorimit të 1.4 milion markave gjatë kohës së luftës.
Në aktakuzë thuhet se Lushtaku e kishte thirrur në telefon Halilajn dhe i ka kërkuar që t’i heqë ato shkrime duke e sharë fyer dhe me qëllim të frikësimit e kishte kërcënuar me fjalët “ku je se pa ardh me të kall nuk kam me lan”, me ç’rast tek i dëmtuari ka shkaktuar frikë dhe ankth”. /Insajderi.com