
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sami Lushtaku, ka folur për pikënisjen e kësaj ushtrie.
Ai për T7 ka thënë se personalisht nuk e di kur ka ndodhur saktësisht themelimi i UÇK-së mirëpo sipas tij, aksionet e para të Adem Jasharit dhe grupit të tij kanë nisur më 1991.
Lushtaku ka thënë se e ka votuar Ibrahim Rugovën.
“Po, po pa dyshim se e kam votuar Ibrahim Rugovën në vitin 1992, bile e kam pasur edhe fotografinë e tij në lokal në Skënderaj”, ka deklaruar.
“Bile për këto votime jemi përleshur edhe me policinë e atëhershme”.