Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka deklaruar se “Sami Lushtaku nuk mund të garojë në këto zgjedhje lokale”.
Partia Demokratike e Kosovës, të premten e nominoi atë për t’i prijë garës që ta fitojnë Skenderajin.
“PDK mundet me ja konfirmo Sami Lushtakut kandidaturën per Skenderaj, ama Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ia ndalon, marr për baze faktin se te njëjtit iu ka konfirmu një dënim nga Gjykata e Apelit ne vitin 2020”.
“Kush është i dënuar ne tre vitet e fundit me vendim të formës së prerë, nga dita e mbajtjes së zgjedhjeve ka pengesë juridike pre të kandiduar qoftë ne nivel qendror apo komunal”, ka shkruar ai në Facebook.
Gjykata Kushtetuese, këtë aktgjykim e kishte nxjerr në vitin 2020.
Kjo ia kishte pamundësuar Albin Kurtit që të garojë në listën e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit. /Insajderi.com