Samsung Galaxy S10, konkurrenti më i fortë i iPhone

Samsung Galaxy S10, konkurrenti më i fortë i iPhone

Për 10 vjetorin, Samsung ka vendosur të shkundi mirë të gjithë koleksionin e Galaxy. Këtë herë do të prezantohen jo më pak se katër modele Galaxy S10, të cilat do të jenë të pajisura me gjashtë kamera, suport 5G dhe ekranët më të mëdhenj që Samsung ka prodhuar ndonjëherë.

Pas suksesit me modelet Galaxy S9 dhe Note 9 këtë vit, janë konfirmuar modelet e reja të Galaxy S10 të tranformuara në pamje:

“Galaxy S10 Lite, S10 dhe S10 + janë të pajisura me ekrane Super AMOLED, por S10 + ka dy kamera të dyfishta, kështu që dizajni i saj është pak më ndryshe”.

Një raport i ri, nga GF Securities i Hong Kong, pohon se Galaxy S10 do të vijë me një RAM 12GB. Kjo është më shumë se çdo telefon tjetër dhe më shumë se shumica e laptopëve arrijnë të ofrojnë.

Por kjo nuk është e gjitha. Burimi gjithashtu tregon se hapësira e memories do të rritej prej 1TB. Kjo është njësoj si të kesh një kompjuter të vogël në xhep.

Të gjitha këto detaje po i hapin një sfidë të madhe Apple, në produktet iPhone dhe Mac.

Galaxy S10 pritet të lancohet në fillim të vitit 2019.