Kosova vazhdon të mos njihet si shtet në rrjetin dixhital.
Si pasojë, kjo po u pamundëson qytetarëve të shfrytëzojnë të gjitha opsionet që kompanitë mobile ofrojnë.
Një qytetar ka treguar për Shqip.com, se në momentin kur i është dashur të shfrytëzojë një shërbim në telefonin e kompanisë Samsung, i është kërkuar përditësim, i cili ka qenë i pamundur për shkak se Kosova nuk ka ekzistuar në listën e shteteve njohëse.
Për këtë, ai i është drejtuar kompanisë Samsung duke kërkuar informacion se kur Kosova do të njihet nga kjo kompani.
Në përgjigjen e marrë thuhet se “Kosova do të shtohet së shpejti në listën e shteteve”.
“Të hënën e 22 gushtit unë kam marrë një përgjigje nga shërbimi i mbështetjes së konsumatorëve/ klientëve në të cilën më konfirmohet se Samsung po punon për vendosjen e Kosovës në listën e shteteve dhe kërkuan falje për teshet me të cilat po përballem”.
Për këtë, Shqip.com ka provuar të marrë një përgjigje zyrtare nga Samsung, por nuk janë përgjigjur.
Moslobimi për njohje nga gjigandet teknologjik-shihet si problem madhore
“ Ky është shqetësim shtetërore, shteti duhet që t’u drejtohet kompanive . Kosova nuk është e listuar ne listën e shteteve të Samsung. Kosova, përkatësisht MASHT do duhej që dite e natë të kontaktonin Apple e Samsung qe Kosova të mos diskriminohet nga produktet Softuerike të këtyre gjigandeve te telefonisë mobile. Individë nuk kane fuqinë të ndryshojnë asgjë, Qeveria mundet”, ka thënë ai.
Ai tha se pranimi i Kosovës në listën e shteteve të Samsung/Android është me rendësi të madhe pasi që shumë aktivitete si p.sh. blerjet online, hartat, pagesat lokale nuk punojnë si pasoje e këtij problem.
Të njëjtin mendim e ndanë edhe profesori, Blerim Rexha,i cili tha se qytetari i Kosovës përfiton shumë nga kjo njohje.
“Përfitimi më i madh në këtë rast është që qytetarët e Kosovës marrin shërbime, që janë të adresuara enkas për qytetaret e saj – dhe kjo e lehtëson dhe e rritë mundësinë e të bërit biznes online. Kështu përfitimi është i dy anshëm: edhe nga biznesi edhe nga shfrytëzuesi (qytetari)”.
Ndërsa, Demiraj tha se një problem të tillë Kosova ka edhe me Apple, Google dhe Meta.
E Rexha për këtë tha se njohja e një shteti është proces politike ndërsa gjigantet teknologjike shtrihen mbi dhe shumë dhe ndjekin interesat e aksionarëve, dhe jo domosdoshmërisht janë në një vijë me politikat e zyrës qendrore.
“Dëmi i vetëm që kosovarët ballafaqohen, në rastin konkret, është që ne marrim shërbime që nuk janë adresuar dhe dizajnuar enkas për neve”.
E nga Samsung në një përgjigje për qytetarin e cekur më lart, kanë premtuar se shumë shpejtë do të vendosin Kosovën në listën e shteteve.
“Kosova do të shtohet së shpejti në listën e shteteve, na vjen keq për situatën e krijuar, por po punohet në këtë drejtim”, thuhet në përgjigjen e kësaj kompanie.
Kurti viziton disa kompani teknologjike në ShBA, i fton që ta shohin Kosovën si treg për investimet e tyre.
Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës në SHBA ka vizituar kompani si ‘Microsoft’, ‘Uber’, ‘Linkedln’, ‘Matter’ të cilat i ka ftuar që ta shohin Kosovën si treg për investimet e tyre.
Kurti gja• takimit ka folur edhe për përmirësimet në indikatorët ekonomikë dhe të demokracisë, prioritetet e mandatit të tij dhe potencialin e vendit për investime, sidomos në fushën e Teknologjisë së Informacionit.
Ndryshe gjatë vitin 2020 në Kosovë është realizuar një peticion për vendosjen e Kosovës në Apple Maps.
Peticioni është nënshkruar nga 197 mijë e 175 qytetarë dhe ka rezultuar me vendosjen e Kosovës në hartë, por që me pas është larguar prapë.
Nismës për vendosjen e Kosovës në hartat e Apple, përveç qytetarëve, u patën bashkuar edhe shumë kosovarë të suksesshëm nëpër botë.
Ndër emrat e njohur që kishin kërkuar vendosjen e Kosovës në hartat e Apple ishin edhe këngëtaret Rita Ora, Dua Lipa e Bebe Rexha./Insajderi.com