Samsung prezanton modelet e reja të linjës buxhetore Galaxy A

Samsung prezanton modelet e reja të linjës buxhetore Galaxy A

Samsung dëshiron që tu shesë juve një telefon Galaxy dhe nuk i intereson sesa jeni të gatshëm të paguani për një të tillë.

Dy telefonët me palosje dhe tre modelet Galaxy S20 kushtojnë mes 1,000 deri në 2,000 dollarë.

Nëse këto telefonë janë të paarritshëm për ju, atëherë provoni një prej gjashtë modeleve të vjetra Galaxy S20 dhe Note 10. Ato shiten për 600 deri në 1,000 dollarë.

 

Por nëse doni të paguani edhe më pak, më pak se 600 dollarë, Samsung prezantoi 6 telefonë të rinj të cilët fillojnë nga 110 dollar.

Linja e re Galaxy e Samsung përmban modelet: A01, A11, A21, A51, A51 5G dhe A71 5G. Secili model ka specifika të ndryshme sipas çmimit por të gjithë vinë me Android dhe karta microSd për më shumë memorie.