Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, ka thënë se luftimi i krimit dhe korrupsionit do ta sjellë Kosovën më pranë Bashkimit Evropian, si dhe do të përmirësojë jetë e të gjithë qytetarëve, njofton Insajderi.
Kështu u shpreh ai me anë të një postimi në Twitter, ku tutje tha se BE është këtu për ta mbështetur Kosovën.
Sassoli këtë deklaratë e dha derisa falënderoi ushtruesen e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për vizitën e saj në Bruksel.
Ai thotë se ndjehet i lumtur që sheh Kosovën në rrugën e reformës, e cila çon në një të ardhme më prosperitet.
“Faleminderit @VjosaOsmaniMP për këtë shkëmbim interesant! Të gëzuar për të parë që Kosova mbetet në rrugën e reformës, e cila do të çojë në një të ardhme më të prosperuar. Luftimi i krimit dhe korrupsionit do t’ju sjellë më pranë BE dhe do të përmirësojë jetën e të gjithë qytetarëve. BE është këtu për të mbështetur”, ka shkruar ai. /Insajderi.com