
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, është ankuar se ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci si dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, “po i injorojnë”
“Vazhdojnë të arsyetohen se kanë agjenda të ngjeshura dhe i ikin takimeve të dialogut me SBASHK-un”, thuhet në komunikatë referuar ministrave të Kurtit.
Sipas tyre kanë shumë çështje që duhet t’i trajtojnë e që janë në interes të punëtorëve të arsimit të kulturës.
Si veprime sindikale, SBASHK ka përmendur kundërshtimin për zgjatjen e vitit shkollor.
Kjo organizatë në të kaluarën ka organizuar greva në mënyrë që kërkesat e punëtorëve të arsimit të realizohen. /Insajderi.com