SBAShK kërkon takim me Hotin e Likajn, grevën nuk e shohin kërcënim për institucionet

SBAShK kërkon takim me Hotin e Likajn, grevën nuk e shohin kërcënim për institucionet

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka kërkuar takim me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hotin dhe ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likajn, meqë ende mbetet si opsion greva nëse nuk u paguhen shtesat prej 100 euro, njofton Insajderi.

Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj, ka thënë se grevat nuk janë kërcënim për institucionet e vendit, por për janë paralajmërim për ta që të përmbushin kërkesat e sindikatës.

“Nuk është kërcënim, por unë do ta quaja paralajmërim sepse edhe me ligjin për grevat dhe konventat ndërkombëtare Sindikata është e obliguar të lajmërojnë me kohë dhe të tregojë që nëse nuk realizohen çka pritet tutje. Këshilli Drejtues e ka autorizuar kryetarin dhe Kryesinë që në rast se këto dy kërkesa nuk përmbushen unë dhe Kryesia jemi të autorizuar që të fillojmë me veprime sindikale”, ka thënë ai për EO.

“Kryeministri Hoti dhe ministri Likaj duhet të ulen të bisedojnë me ne në mënyrë që të gjejmë një zgjedhje edhe për kërkesën tonë për shkak se volumi i punës në arsim është shtuar shumë. Besojmë që këtë javë ministri Likaj do ta tregoj këtë vullnet dhe me të nënshkruar të kontratës tensionet në shkolla do të bien sepse mësimdhënësit janë duke e pritur më padurim dhe ata besojnë që kryeministri Hoti do të ju dal në përgjigje që edhe sistemit arsimor t’i bëhet një mbështetje”, ka thënë tutje Jasharaj. /Insajderi.com