SBAShK: Mësimi të fillon më 18 janar, por edhe greva mbetet opsion

SBAShK: Mësimi të fillon më 18 janar, por edhe greva mbetet opsion

Këshilli drejtues i SBAShK-ut gjatë një takimi me kryetarët e kuvendeve të arsimit parauniversitar të komunave të Kosovës dhe universiteteve kanë ardhur në përfundim se periudha e dytë e mësimit të nisë më 18 janar, por që greva të mbetet opsion i hapur, njofton Insajderi.

Gjatë një komunikate për media të SBAShK-ut është thënë se nëse edhe në ditët në vijim nuk ka rezultate nga takimet me institucionet dhe dialogu, atëherë duke marrë mbështetjen me shkrim nga anëtarësia përmes formularëve të deklarimit që do të shpërndahen të premten e tutje, në të gjitha institucionet arsimore të shpallen veprimet sindikale, duke mos përjashtuar edhe grevën e përgjithshme.

Më 7 janar, Kryesia e Këshillit të Prindërve të Prishtinës ka reaguar pas deklaratatës së Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) se mësimi mund të mos fillojë më 18 janar siç është planifikuar nga Ministria e Arsimit.

Ata kanë deklaruar se nuk pajtohen që kjo të bëhet në kurriz ose dëm të një pale tjetër, e aq më pak jo në kurriz të një grupi të shoqërisë ose sektori shumë të ndjeshëm si fëmijët./Insajderi.com