SBAShK-u: Kemi qene kundër ndërprerjes se mësimit

SBAShK-u: Kemi qene kundër ndërprerjes se mësimit

Pavarësisht propozimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, që shkollat të kenë pushim një javë, Qeveria nuk ka marrë asnjë vendim, duke vazhduar kështu mësimi nëpër shkolla, njofton Insajderi.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, në një deklaratë për Telegrafin tha se deri tani nuk kanë pranuar asnjë vendim për ndërprerje të mësimit nga Qeveria.

“Kemi mbetur pezull, po presim vendimi e Qeverisë. Ne si SBASHK kemi qene kundër ndërprerjes se mësimit, por zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj, ka propozuar të pushojnë shkollat një javë për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19. Çfarë do vendimi që merr Qeveria ne do ta respektojmë”, theksoi Jasharaj./Insajderi.com