SBASHK-u kundër mësimit shtesë

SBASHK-u kundër mësimit shtesë

Nga data 3 maj secila shkollë fillore dhe e mesme në vend duhet të organizojë mësim plotësues për nxënësit që kanë ngecje në arritjen e rezultateve si pasojë e COVID-19.

Shkolla “Qamil Batalli” në Prishtinë tashmë ka bërë planifikimin për të realizuar këtë vendim të Ministrisë së Arsimit.

Organizimi është planifikuar edhe në Shkollën e Gjelbër në kryeqytet, që edhe më herët ka mbajtur mësim për nxënësit me arritje më të dobët, por në mënyrë më konfidenciale.

Megjithatë ka edhe mësues që janë kundër mbajtjes së mësimit shtesë në kohë pandemie.

Kështu të paktën thotë kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, i cili thotë se mori goxha ankesa në këtë drejtim, madje nga Drejtoritë Komunale të Arsimit.

Jasharaj kërkon nga MASHT-i që të kompensojë në të holla këtë punë shtesë të mësuesve.

Ndërkaq Drejtori i Arsimit në Komunën e Pejës, Besim Avdimetaj, nëpërmjet telefonit u ankua që ministrja Nagavci nuk u konsultua me asnjë komunë për këtë vendim, derisa kërkoi që mësimdhënësit të vaksinohen sa më parë./Insajderi.com