Scott i bën presion Kosovës për krijimin e Asociacionit të komunave serbe

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Kyle Scott ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk janë duke implementuar marrëveshjet e arritura nga dialogu në Bruksel.

Scott i bën presion Kosovës për krijimin e Asociacionit të komunave serbe

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott tha sot se Kosova duhet të mbajë premtimet e dhëna për marrëveshjet e Brukselit, raporton Gazeta Online Insajderi.

Scott përmendi një nga marrëveshjet e Brukselit që Kosova ende nuk i ka përmbushur: krijimin e Asociacionit të komunave serbe.

“Kosova nuk i përmbushi ato marrëveshje që i premtoi. Sa i përket Asociacionit të komunave serbe nuk kanë bërë atë që kanë premtuar. Por, unë mendoj se është më mirë që Serbia fillimisht të përmbushë atë që është premtuar”, tha Scott në televizionin N1, raporton Insajderi.

Ambasadori amerikan po ashtu i bëri thirrje qeverisë serbe që të plotësojë marrëveshjet e Brukselit që janë në dorë të saj, pasi sipas tij, këto marrëveshje i japin shtysë Serbisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian. /Insajderi.com