Scott: Poshtërimi i partnerit në negociata me Kosovën nuk ndihmon

Ambasadori i SHBA në Serbi Kyle Scott ka deklaruar në fund të mandatit të tij trevjeçar se Serbia dhe SHBA nuk kanë qëndrim të njëjtë për Kosovën, mirëpo pajtohen se rruga e vetme për përparim është vazhdimi i dialogut për arritje të marrëveshjes së ndërsjellët për normalizim.

Scott: Poshtërimi i partnerit në negociata me Kosovën nuk ndihmon

“SHBA kohë më parë ka emëruar emisarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor dhe ai është i përkushtuar t’i ndihmojë dyja palët që të nisen përpara. Mirëpo, këtë ne nuk mund të duam më shumë se ju në rajon”, ka thënë Scott në një intervistë për gazetën serbe “Blic”.

Ai ka përsëritur se Serbia duhet të ndërpresë të lobojë për tërheqje të njohjeve të pavarësisë së Kosovës dhe ka shtuar se nuk kupton se si poshtërimi i partnerit në negociata mund të ndihmojë që të arrihet deri te marrëveshja.

“Fushata për tërheqje të njohjeve nuk është asgjë më pak se taksat të cilat i ka futur Kosova, dhe se dyja palët duhet të kthehen në tryezën e negociatave,”, ka thënë Scott./Insajderi.com.