S’do të ketë më reklama nëpër rrugët e Kosovës

S’do të ketë më reklama nëpër rrugët e Kosovës

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka marrë një vendim lidhur me panot reklamuese të vendosura nëpër rrugët e Republikës së Kosovës.

Ai ka deklaruar se është marrë vendim për heqjen e të gjitha reklamave të bizneseve të vendosura në auto-udhët, rrugët nacionale dhe rajonale të vendit, njofton Insajderi.

Siç bën të ditur Abrashi, me këtë vendim revokohen të gjitha pëlqimet që janë lëshuar më herët nga ministria të cilën e drejton.

“Revokohen të gjitha pëlqimet e lëshuara nga Ministria e Infrastrukturës, për vendosjen e panove reklamuese në mbikalime, ura dhe tunele në auto-udhët dhe rrugët nacionale dhe rajonale të Republikës së Kosovës, të cilat janë në kundërshtim me paragrafin 1.1 dhe 1.6 të nenit 6 të Udhëzimit Administrativ nr.10/2017 për vendosjen e panove reklamuese”, thuhet në njoftimin e MI-së. /Insajderi.com