Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka shkruar në Facebook se shpejti do të shpërndahet manuali për mbrotje nga Covid-19.

Pandemia nuk ka përfunduar ende, madje në gjatë ditë së premnte kishim 58 raste të të infektuarëve me Covid-19.
Është ngritur alarmi për të respektuar masat e sigurisë për parandalimin e Covid-19 si distanca fizike maskat dhe dorëzat.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në një postim në Facebook ka shkruar se shumë shpejt do të shpërndahet manualin për formën e mbrotjes nga Covid-19.
Në këtë maual do të gjenden gjitha udhëzimet për parandalimin e virusit Covid-19 që ka goditur botën duke shkaktuar miliona të infektuar e mijëra të vdekur në shumicën e shteteve, kudo në botë. /Insajderi/
Postimi i Zemajt:
Të nderuar qytetarë,
Sot, ne gjithë së bashku duhet të kemi më shumë kujdes sepse duke u kujdesur për vete, ne kujdesemi për njëri-tjetrin.
Në vizitën e bërë në Qendrën Infektive bashkë me Prof. Naser Ramadanin, ku stafi drejtues i Qendrës Infektive na njoftoj nga afër me gjendjen e pacientëve e cila nuk është stabile.
Për stafin mjekësor bashkëndjejmë lodhjen e tyre si dhe i inkurajojmë që punën profesionale ta vazhdojnë deri në fundin e pandemisë.
Në ditët në vijim do të shpërndajmë manualin për mbrojtjen nga përhapja e virusit COVID-19, ku do t`i gjeni edhe udhëzimet e përkohshme për aplikimin e masave për parandalimin dhe luftimin e COVID-19, në institucionet publike gjithashtu edhe në ato private.
Shpresojmë që me këtë manual qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe institucionet publike dhe atyre private, ja bënë të qartë, rregullat e përgjithshme dhe u’a sqaron të gjitha rregullat në lidhje me lirinë e lëvizjes dhe repektimit të tyre me qëllim të parandalimit dhe përhapjës së pandemisë COVID-19.
Ju bëjmë lutje të gjithë qytetarëve që ti shmangen kontakteve me njëri-tjetrin, ta ruajnë distancën dhe të mirëmbahet higjiena personale.
Bashkë do ja dalim.