Së shpejti pritet njohja e patentë-shoferëve të Kosovës nga Gjermania

Së shpejti pritet njohja e patentë-shoferëve të Kosovës nga Gjermania

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, ka zhvilluar një takim sot me drejtorin për Rrugë Federale dhe Marrëveshje Ndërkombëtare nga Ministria Federale e Transportit dhe Dixhitalizimit, Guido Zielke, transmeton Insajderi.

Zielke e informoi Cufajn për fillimin e negociatave për njohjen reciproke të Patent shoferëve mes Kosovës dhe Gjermanisë.

“Ambasadori Cufaj falënderoi me këtë rast zyrtarin e lartë gjerman dhe e informoi me vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës me përbërjen e Grupit Punues në Prishtinë”.

“Rrethanat pandemike kanë vonuar marrëveshjen por më e rëndësishmja është që dy Qeveritë po punojnë me intensitet të lartë që e njëjta të përmbyllet sa më parë’, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Gjermani. /Insajderi.com