Së shpejti do të merret një vendim brenda Partisë Demokratike të Kosovës për koalicion me NISMA Socialdemokrate.
Anëtari i lartë i këtij subjekti politik, Hajredin Kuçi, ka pranuar që brenda PDK-së ka qëndrime pro dhe kundër këtij koalicioni.
Dega e PDK-së në Malishevë, komunë ku qeverisë NISMA, kërkoi nga struktura e lartë e partisë së tashmë drejtohet nga Enver Hoxhaj të mos e pranojë Fatmir Limajn në koalicion.
Sipas tyre, “Limaj ka luftuar vazhdimisht”, Hashim Thaçin e Kadri Veselin.
Ndërsa, funksionari i lartë në NISMA, Zafir Berisha, tha të hënën se “Dikush brenda PDK-së nuk e dëshiron krahun e UÇK-së të fortë si dikur”.
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi Qeverinë e dërgoi vendin ne zgjedhje ende nuk është arritur asnjë koalicion para-zgjedhor. /Insajderi.com