
Koaliconi parazgjedhor mes Aleancës Kosova e Re dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës së shpejti do të zyrtarizohet, njofton Insajderi.
Kështu ka deklaruar Naim Murseli, këshilltar i kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli.
Përmes një postimi në Facebook, Murseli është shprehur se ky koalicion është vullnet brenda partisë, por edhe i elektoratit të AKR-së.
“AKR po i afrohet koalicionit parazgjedhor me LDK-në e cila së shpejti do të zyrtarizohet. Është vullnet brenda partisë, por edhe i elektoratit tonë. Na priftë e mbara!”, ka shkruar ai./Insajderi.com
AKR po i afrohet koalicionit parazgjedhor me LDK-në e cila së shpejti do të zyrtarizohet. Është vullnet brenda partisë por edhe i elektoratit tonë. Na priftë e mbara!
Posted by Naim Murseli on Wednesday, January 6, 2021