Seanca e ardhshme e Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, do të mbahet në fund të muajit janar 2021.
Kjo ishte kërkesa e Prokurorit, Allan Tiger dhe gjykatësit, Nicolas Guillou, njofton Insajderi.
Me këtë kërkesë u pajtuan të gjithë mbrojtësit e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Deri tani kemi pasur konferenca për ecurinë e çështjes, 1 herë në muaj. Propozoj që e ardhshmja të jetë në fund të janarit”, iu bashkua propozimit të Allan Tiger dhe Nicolas Guillou edhe, David Hooper, avokati Hashim Thaçit.
Seanca u shpall e mbyllur nga gjykatësi i Gjykatës Speciale. /Insajderi.com