
Seanca për Ligjin për Zgjedhjet pritet të mbahet të premtën nga ora 21:30, njofton Insajderi.
Kështu ka bërë të ditur Anëtari i Komisionit për Legjislacion nga Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi.
Po mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion ku po diskutohet për nismën ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.
Këtë mbledhje e lëshuan anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës – Blerta Deliu-Kodra, të Lidhjes Demokratike të Kosovës – Driton Selmanaj dhe të Aleancës për Ardhmëri të Kosovës – Besnik Tahiri. /Insajderi.com