Konferenca e radhës për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, do të mbahet më 16 shkurt në ora 11:00, njofton Insajderi.
Në njoftimin e Gjykatës Speciale thuhet se kjo konferencë e tretë për ish-komandantët është mbi ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj tyre.
Konferenca e radhës për Thaçin dhe të tjerët. ishte paraparë që të mbahet më 11 shkurt ora 11:00, mirëpo është shtyrë për pesë ditë.
Ndryshe, Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Speciale, Nicolas Guillou, e ka marrë vendimin e parë lidhur me pjesëmarrjen e viktimave në procesin gjyqësor ndaj ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa.
Katër persona janë paraqitur si viktima dhe kanë aplikuar përmes postës elektronike për t’u bërë pjesëmarrës në procesin gjyqësor kundër Mustafës. /Insajderi.com