
Seancën e jashtëzakonshme që e kanë thirrur opozita për të kundërshtuar korrigjmin e kufijve do të mbahet sonte nga ora 19:30.
Kjo është bërë e ditur nga Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.
Veseli ka theksuar se për votimin e ekipit të qeverisë për dialog nuk ka kuorum, raporton Insajderi.
Ai ka thënë se seanca e thirrur nga qeveria do të mbahet kur të ketë kuorum.
“S’kemi kuorum ne duhet të mendojmë që vazhdimi i seancës të jetë kur të bëhet kuorumi. Të njëjtën kohë kemi pasur kërkesë për seancë të jashtëzakonshme nga kolegët e opozitës, tani do të respektojmë procedurat dhe seancën e radhës të opozitës do ta vazhdojmë në orën 19:30”, ka thënë Veseli. /Insajderi.com