
Seanca për votimin në lexim të dytë të Projektligjit për Buxhetin e paraparë që të nis në orën 14:00, është shtyrë për në orën 17:00, njofton Insajderi.
Këtë e ka bërë të ditur kryetarja e Parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila tha se seanca është shtyer për shkak se nuk ishte gati raporti me rekomandime.
“Deri më tani pritëm për përgatitjen e materialeve të nevojshme për seancë, por sapo u informuam nga administrata që deri në orën 17:00 raporti me rekomandime lidhur me amendamentet nuk do të jetë gati. Kështu që seanca shtyhet për orën 17:00”, ka thënë ajo.
Ky projektligj ka kaluar dje në shqyrtim të parë me 64 vota pro. /Insajderi.com