Seanca për rastin e hapjes së konkursit për Drejtor të Policisë shtyhet për 3 shkurt

Seanca për rastin e hapjes së konkursit për Drejtor të Policisë shtyhet për 3 shkurt

Seanca për rastin e hapjes së konkursit për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, e hapur pas shkarkimit të Rashit Qalajt, është shtyrë për datën 3 shkurt, transmeton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur avokati i Qalajt, Adem Vokshi i cili në seancën gjyëqsore të mbajtur të mërkurën, ka thënë se tërheqë kërkesën për mbajtje të seancës në mungesë.

“Kundërpropozuesi i parë dhe ai i dytë kanë propozuar ftesat në mënyrë të rregullt. Njëra palë është ftuar më 8 janar 2021. Kurse kundërpropozuesja e dytë s’ka provë që është ftuar në mënyrë të rregullt” tha gjyqtarja e rastit. Tërheq propozimin e mbajtjes së seancës në mungesë” tha Vokshi, raporton EO.

Ndërsa, Saranda Bogaj – Sheremeti, gjyqtare tha se Gjykata merr aktvendim që seanca e radhës të caktohet më datë 3 shkurt në ora 14:00. /Insajderi.com