Seanca për zgjedhjen e presidentit pritet të vazhdojë sot

Seanca për zgjedhjen e presidentit pritet të vazhdojë sot

Seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, pritet të vazhdojë të dielën nga ora 17:00, njofton Insajderi.

Pas dy tentimeve të dështuara gjatë së shtunës, vazhdimi i kësaj seance mbahet të dielën e 4 prillit, meqë siç njoftoi kryeparlamentari, Glauk Konjufca, në mungesë të kourumit për vendimmarrje, kjo seancë do të vazhdojë vetëm një ditë më vonë.

“Në mungesë të kourumit të mjaftushëm gjatë votimit të përsëritur të raundit të parë për zgjedhjen e presidentit të Kosovës do të vazhdoj punimet nesër më 4 prill në ora 17:00”, tha ai.

Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta janë kandidatët e propozuar për presidentë.

Raundi i parë i votimit u përsërit dy herë, pasi në votim nuk morën pjesë 80 deputetë apo dy e treta e deputetëve, numër ky i nevojshëm për t’u konsideruar i konsumuar raundi i parë i votimit.

Në këto dy votime morën pjesë 78, përkatësisht 79 deputetë.

Ani pse Lidhja Demokratike e Kosovës ia kishte premtuar Osmanit bërjen e kuorumit, deputetët Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj, nuk morën pjesë në votim. /Insajderi.com