Në Gjykatën Penale në Shkup të enjten duhet të vazhdojë gjykimi për vrasjen e pesëfishtë te Liqeni i Smillkovës.
Rasti “Monstra” gjendet në procedurë dëshmie, ndërsa në seancën e sotme duhet të dëgjohen dy persona të propozuar nga prokuroria, raporton Alsat
Për rastin në fjalë që ndodhi më 12 prill 2012 akuzohen Halil Demiri, Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoviq, Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.
Gjykimin për këtë lëndë e zhvillon gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa aktakuzën e përfaqësojnë prokurorët Fatime Fetai dhe Gavril Bubevski. /Insajderi.com