Seancë plenare më 27 maj, këto janë pikat e diskutimit

Seancë plenare më 27 maj, këto janë pikat e diskutimit

Seanca e radhës plenare do të mbahet të enjten e 27 majit, njofton Insajderi.

Kështu bëri të ditur në një konferencë për media, ushtruesja e detyrës së Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e cila tha se në takimin e sotëm të Kryesisë së Kuvendit është diskutuar përveç për arsim, në këtë mbledhje është dakorduar edhe për përbërjen e komisioneve ad-hoc për përzgjedhjen e tre anëtarëve të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës dhe të Komisionit të Pavarur për Media.

“Konsiderojmë që është më se e domosdoshme të formohen trupat të cilët i raportojnë Kuvendit të Kosovës. Ju e dini që kemi pranuar agjendën legjislative, ne presim që afati për komisionet që të kenë agjendë legjislative është 30 maji”, ka thënë Kusari-Lila.

Në këtë konferencë, para mediave foli edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, njëherësh pjesëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, i cili tha se përveç debatit për arsim që do të zhvillohet në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës – i ftuar nga PDK, kjo parti ka deponuar një iniciativë ligjore që ka të bëjë me Ligjin për TVSH-në.

“Qëllimi është që të përkrahet sektori privat dhe me këtë ligj e përmes tij t’i ofrohet lehtësi sektorit privat dhe të vazhdohen reformat”, ka thënë ai. /Insajderi.com